Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka mposhtur koronavirusin dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen e kësaj fundjave, në udhëtim ndaj skuadrës së ngjitur këtë vit në elitën e futbollit italian, Crotones.

Përveç Strakoshës edhe sulmuesi i bardhekaltërve Ciro Immobile është shëruar nga Covid-19, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të shtunës,   ndaj Crotones, ku Lazio synon tri pikët.