Strategjia e Sigurisë, Ibishi: Nuk jam shumë i kënaqur me koncept dokumentin

Njohësi i Sigurisë, Nuredin Ibishi, sa i përket debatit për Strategjinë e Sigurisë 2022-2027, sonte deklaroi se nuk kanë qenë i mirëfilltë, edhe në nivelin akademik edhe të shoqërisë civile.
Ai në emisionin debatues “Click” tha se nuk është shumë i kënaqur me koncept dokumentin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës para dy ditësh (4 korrik) ka miratuar Strategjinë e Sigurisë për vitet 2022-2027, e cila është e dyta që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se strategjia për sigurinë është hartuar në bashkëpunim dhe konsultim me të gjitha institucionet shtetërore, e në veçanti me ato të fushës së sigurisë. Sipas tij, kjo strategji i është nënshtruar procesit të konsultimit të brendshëm e të jashtëm, përfshirë edhe shteteve të QUINT-it./21Media

Back to top button