Nga: Noam Chomsky
Përgatiti: Ilir Seci

1. Strategjia e shpërqendrimit
Elementi parësor i kontrollit shoqëror është strategjia e shpërqendrimit, (zhvendosjes së vëmendjes), strategji e cila konsiston në devijimin e vëmendjes së publikut nga problemet madhore dhe nga ndryshimet e vendosura nga elitat politike, përmes teknikës së përmbytjes ose vërshimeve me shpërqendrime të vazhdueshme dhe informacione të parëndësishme.

2. Krijoni probleme e mbasandej ofroni zgjidhje
Kjo metodë quhet gjithashtu “problem-reagim-zgjidhje”. “Krijon një problem, një “situatë”, për të cilën shkaktohet një reagim në audiencë, ky është kryesori i hapave që dëshironi të ndërmerrni. Për shembull: le të shpaloset dhe të intensifikohet dhuna urbane, ose të organizohen sulme të përgjakshme, në mënyrë që publiku të bëjë vetë ligjet dhe politikat e sigurisë, në dobi të aplikantit dhe në dëm të lirisë. Ose: krijoni një krizë ekonomike për me pranua si një të keqe të domosdoshme reduktimin e të drejtave sociale dhe çmontimin e shërbimeve publike.

3. Strategjia e graduales
Për me e bë të pranueshme një masë ose vendim të papranueshëm, duhet me e zbatua atë gradualisht, pak nga pak, për vite me radhë.

4. Strategjia e shtyrjes
Një mënyrë tjetër për ta pranuar një vendim jopopullor është me e paraqitë atë si “të dhimbshëm, por të domosdoshëm”, duke fituar aprovimin e publikut, në kohën e aplikimit për t’u zbatuar në të ardhmen. Është më e lehtë të pranohet një sakrificë e ardhshme sesa një masakër e menjëhershme. Së pari, sepse përpjekja nuk zbatohet menjëherë. Mbasandej, për shkak se publiku, masa, është gjithmonë e prirë naivisht të supozojë se “gjithçka do të jetë ma mirë nesër” dhe se flijimi i kërkuar mund të shmanget. Kjo i jep publikut më shumë kohë për t’u mësuar me idenë e ndryshimit dhe ta pranojë atë me dorëheqje kur të vijë koha.

5. Komunikimi me publikun sikur të ishin fëmijë
Nëse dikush i drejtohet një personi sikur të ishte dymbëdhjetë vjeç a ma i vogël, atëherë, bazuar në sugjerueshmëninë, ata me siguri do të priren për me u përgjigj ose reaguar si një personi që është dymbëdhjetë vjeç ose ma pak.

6. Përdorni aspektin emocional shumë më tepër sesa reflektimin
Shfrytëzimi i emocionit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtë në një analizë racionale. Për ma tepër, përdorimi i regjistrit emocional mundëson me e hapë derën e hyrjes tek e pavetëdishmja, për të implementuar ose injektuar ide, dëshira… frikë mbas frike.

7. Mbajtja e publikut në injorancë dhe mediokritet
Duke e bërë publikun të paaftë për të kuptuar metodat e përdorura për kontrollin e tyre. Niveli i arsimit që u jepet klasave të ulëta shoqërore duhet me qenë sa më i dobët dhe sa ma mediokër që të jetë e mundur.

8. Stimulimi i publikut për t’u pajtuar me mediokritetin
Ta bësh publikun të besojë se është në modë me qenë budallenj, vulgarë dhe injorantë.

9. Përforcimi i kompleksit të vetëfajësimit
Ta bësh individin të besojë se ai është i vetmi fajtor për fatkeqësinë e tij. Pra, në vend që me u rebelua kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson vetveten dhe fajëson veten e tij, gjë e cila nga ana tjetër krijon një gjendje depresive, një nga efektet e së cilës është frenimi i veprimit të tij. Dhe, pa veprim nuk ka revolucion.

10. Njohja e individëve më mirë sesa e njohin ata veten
Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, sistemi ka gëzuar një njohuri të përparuar të qenies njerëzore, si të formës fizike ashtu edhe asaj psikike. Sistemi ka arritë me e njoftë individin e zakonshëm ma mirë sesa e njeh ai veten. Kjo do me thanë se, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron kontroll të madh dhe fuqi të madhe mbi individët, më të madhe se sa kontrolli që ushtron individi mbi veten e tij.