Një grup studentësh të diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Chennai të Indisë kanë zhvilluar një teknikë të transformimit të karrocave të invalidëve në motoçikleta.

Tentime për zhvillim të kësaj teknologjie, studentët kanë bërë edhe më parë. Ata janë pjesë e kompanisë së re të quajtur Neomotion, e cila fillimisht ndërtoi një model të ngjashëm me këtë, por doli që ai nuk është i sigurt për ngasje në rrugë.

Më pas, studentët ndëtuan këtë model ku përfshihet karroca e invalidëve e ndërtuar nga çeliku i butë, përcjell rtv21.tv

Modeli i ri arrinë shpejtësinë deri në 25 km në orë, ndërkaq fuqizohet nga një bateri 250 vatësh, e cila për t’u mbushur merr kohë deri në katër orë.

Sipas grupit të studentëve, karroca e invalidëve-motoçikletë është e sigurt për ngasje, dhe se ajo është certifikuar nga Organzata Ndërkombëtare për Standardizim./21Media