Ky është momenti qesharak kur një studente u shpëtua nga zjarrfikësit pasi ajo u mbërthye brenda tharëses së rrobave.

Rosie Cole, 21 vjeçare kishte pirë disa gota me shoqet e shtëpisë së saj kur ajo hyri në tharëse. Ajo po shijonte verë dhe tekila me mjaltë kur mbrëmja e së martës mori një kthesë të papritur, transmeton rtv21.tv.

Studentja e dehur mendoi se nuk kishte “asnjë mundësi” ajo u mbërthye papritur brenda tharëses.

Shërbimet e urgjencës u thirr rreth orës 23:00 pasi Rose tha se ata ‘shpëtojnë macet nga pemët’ kështu që mbase ata do t’i “shpëtonin studentët nga tharësja”.

Zhurma zgjati rreth 20 minuta gjithsej dhe u deshën tre zjarrfikës për të shpëtuar me sukses studenten e hutuar./21Media