Një lajm i interesant vjen nga një studim i fundit, i cili tregoi se njerëzit që përdorin Iphone, në krahasim me ato që përdorin Samsung janë më të zgjuar dhe të pasur njëkohësisht.

Sipas studimit të kryer nga një grup ekspertësh në Massachusetts, Alaska, Montana dhe Vermonti kanë numrin më të madh të përdoruesve të iPhone në SHBA dhe këto shtete kanë gjithashtu përqindjen më të lartë të të diplomuarve.

Ndërkohë, New Mexico, Iowa dhe Delaware kanë përqindjen më të ulët të njerëzve që përdorin iPhone dhe një numër më të ulët të të diplomuarve./oranews