Një stuhi e fuqishme dëbore po përshkon SHBA-të, me paralajmërime të vendosura për 14 shtete që prekin më shumë se 60 milionë njerëz.

Disa pjesë të Pensilvanisë dhe New Yorkut parashikohet të shohin deri në 60 cm dëborë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, Vështirësi në udhëtime dhe mungesë të energjisë” në zonat më të prekura.

Dy persona vdiqën në një aksident që përfshiu dhjetra makina në Pensilvaninë qendrore, si shkak i kushteve atmosferike, transmeton rtv21.tv.

Gjashtë persona u lënduan gjithashtu në një përplasje tjetër me shumë makina në New York City, duke përfshirë 27 automjete.

Zyrtarët thonë se nuk presin që stuhia të prishë shpërndarjen e vaksinave Covid-19, e cila filloi të hënën në SHBA. Sidoqoftë, kishte raportime për mbylljen e përkohshme të disa qendrave të testimit të koronavirusit në disa shtete.

Sipas faqes së internetit të FlightWare, gati 1,500 fluturime janë anuluar tashmë. Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar gjithashtu në të gjithë veri-lindjen./21Media