Një person ka vdekur si pasojë e stuhisë

Një person ka vdekur si pasojë e stuhisë

Një stuhi e fuqishme që ka përfshirë pjesë të shtetit gjerman ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima një njerëz.

Era e fuqishme prej 75 mile në orë ka rrëzuar kulmet e ndërtesave dhe ka lënë një të vdekur kur një pemë ka rënë mbi veturën e tij.

Stuhia Eberhard ka shkaktuar edhe nxjerrjen e pemëve me rrënjë dhe si pasojë e saj janë mbyllur edhe disa kopshte zoologjike.

Operatori i trenit, Deutsche Bahn ka njoftuar se ka ndaluar linjat në distanca të gjata dhe disa lidhje rajonale në shtetin perëndimor Nordrhein-Westfalia pasi pemët ranë mbi hekurudhë.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA ka njoftuar se disa fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit për shkak të erërave të forta.