Të gjithë sytë janë drejt shteteve të jugut të SHBA-ve, mbi të gjitha, drejt Teksasit. Një stuhi e fuqishme dimërore ka sjellë gjithçka në një ngërç këtë javë, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ka marrë jetën e të paktën 21 personave në zonë, transmeton rtv21.tv.

Por, kjo kohë e errët dhe e ftohtë është gjithashtu një kohë trimërie dhe dhembshurie. Banorët po i marrin kafshët shtëpiake, kafshët e fermave dhe kafshët e egra brenda shtëpive të tyre për t’i mbrojtur nga i ftohti i akullt./21Media