Suarez debuton fuqishëm në fitoren ndaj Granadas
27 Shtator 2020
Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë të reja në La Liga pasi sot e ka mposhtur Granada me rezultat të thellë 6:1.
Përtej rezultatit, ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte debutimi i uruguaianit Luis Suarez për skuadrën e Diego Simeones vetëm pak ditë pasi kompletoi transferimin nga Barcelona.
Suarez u inkuadrua në lojë në minutën 70 në vend të Diego Costas dhe brenda 20 minutave arriti të asistojë te goli i Marcos Lorente si dhe më pas edhe shënoi gol në minutën 85 pas asistimit të Lorentes. Krejt në fund Suarez realizoi edhe njëherë për rezultatin final 6:1.
Kjo mbase është një shenjë e cila tregon se trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka bërë një gabim trashanik kur vendosi për largimin e reprezentuesit nga Uruguai.
Kujtojmë që Lionel Messi i kritikoi drejtuesit e klubit që lejuan largimin e Suarez drejt Atletico Madridit./kp/