Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantine.

Këtë e bëri të ditur sonte kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili shtoi se rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen.

“Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19.”, shkroi Muharremaj në facebook.

Ai luti qytetarët të zbatojnë rregullat.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njoftoi se sot janë shëruar 38 persona, ndërsa me koronavirus janë diagnostifikuar 10 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.875 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e njëzet e tre (823) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media