“Gangs of London”, seriali anglezo-amerikan që flet për mafinë në Londër dhe ndikimin që kjo mafi ka në zhvillimin e jetës në qytet, do të nis edhe me sezonin e dytë. Pjesë e kastës së aktorëve të njohur janë edhe aktorët shqiptarë: Florist Bajgora, Arta Dobroshi dhe çifti Eri dhe Orli Shuka.

Orli dhe Eri Shuka për “Për ditë të mbarë” në RTV21 kanë konfiruar se kanë marrë ftesë edhe për sezonin e dytë të serialit.

Orli Shuka tha se “Gangs of London” kur u shfaq në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë Covid-19, pati një shikueshmëri mjaft të madhe duke thënë se ka thyer disa rekorde.

Seriali deri me tani ka marr 8,2 si notë e vlerësimit me mbi 13 mijë vota./21Media