Kënga “Break My Heart” e Dua Lipës është ngjitur në pozitën e parë në top listën e 40 këngëve më të dëgjuara në US Pop Radio.

Lajmin e ka bërë të ditur Dua nëpërmjet një postimi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

💔 BREAK MY HEART IS NUMBER 1 AT US TOP 40 RADIO !!!! 💔 @thisiswatt @alitamposi @themonsters_strangerz

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Duke qenë e treta në renditje të albumit “Future Nostalgia”, kjo këngë është ngjitur në krye të listës së muzikës pop të Mediabase.

Në këtë mënyrë, “Break My Heart” ndjek suksesin e “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, duke u bërë kënga e tretë në karrierën e Duas që zë vendin e parë në këtë top-listë.

Tre ditë më parë Dua ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistët e famshëm J Balwin, Bad Bunny dhe Tainy, të titulluar “One day”.

Që nga publikimi, klipi i këngës “One day” ka arritur të klikohet mbi 16 milionë herë në kanalin YouTube./21Media