Që nga publikimi në muajin mars, albumi “Future Nostalgia” i ka sjellë këngëtare shqiptare me famë botërore Dua Lipa, suksese të shumta.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares, pjesë e të cilit janë shumë hite, këngë kryesisht të frymëzuar nga stili i muzikës në vitet 80’.

“Future Nostalgia” u bë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar.

Por së fundmi ky album po del të jetë albumi më i dëgjuar i vitit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify, me mbi 2.4 miliardë dëgjime.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e njohur e transmetimeve muzikore, Pop Base.

Dua ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram këtë sukses, duke ripostuar njoftimin e Pop Base.

“Future Nostalgia” përmban këtë si “Don’t Start Now”, “Love Again”, “Boys Will Be Boys”, “, Cool”, e shumë të tjera./21Media