Turistë të shumtë vizituan Rahovecin më 7, 8 dhe 9 shtator

Turistë të shumtë vizituan Rahovecin më 7, 8 dhe 9 shtator

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i 17-të i festivalit të vjeljes së rrushit “HardhFest”. Si asnjëherë më parë, për tri ditë dhe tri netë radhazi konaku i HardhFestit ishte i mbushur me vizitor, duke kaluar të gjitha pritshmërit e organizatorëve. Panairi i prodhuesve të verës, vizitat e vreshtave me traktor, bike tour, gara për shtrydhjen e rrushit, koncertet me emra të njohur të muzikës vendore e ndërkombëtare kanë karakterizuar edhe këtë edicion të këtij festivali unik në vendin tonë.