Sulm fizik ndaj dy gazetarëve, reagon AGK: Kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për një rast ku dy gazetare të portalit “Lajmi.net”,janë sulmuar sot fizikisht nga një çift në Rrugën C të kryeqytetit.

“Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin. Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”, thotë AGK-ja.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, “sulmi fizik ndaj gazetareve është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”.

AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Back to top button