Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregoi se menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media