Sulm i armatosur në Kanada, së paku 16 të vrarë
20 Prill 2020
Sulmuesi ishte veshur si polic
Sulmuesi ishte veshur si polic
Një person i armatosur i maskuar si një polic, vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në një sulm në provincën e Nova Skocisë në Kanada.
Policia paralajmëroi se mund të ketë më shumë viktima, ndërsa për sulmuesin tha se ka vdekur.
Më herët, policia tha se i dyshuari po drejtonte një makinë policie, transmeton rtv21.tv.
Sulmuesi qëlloi njerëz në disa vende në të gjithë rajonin, që do të thotë se autoritetet po përpiqeshin të përcaktonin numrin e saktë të viktimave.
Një zyrtare policore, Brenda Lucki tha se personi i armatosur kishte një motiv fillestar për krimin.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e përshkroi ngjarjen si “një situatë të tmerrshme”.
Policia e Nova Skocisë e identifikoi sulmuesin e pretenduar si 51-vjeçarin Gabriel Wortman./21Media