Personat janë me lëndime të lehta trupore

Personat janë me lëndime të lehta trupore

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar një mësimdhënës dhe 3 pjesëtarë tjerë të stafit të shkollës në një shkollë në Oslo të Norvegjisë.

Pak kohë pas sulmit, policia ka deklaruar se kanë arrestuar të dyshuarin, mirëpo motivet e tij ende nuk janë bërë të qarta.

Katër viktimat, të gjithë punëtorë të shkollës, janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ka deklaruar policia norvegjeze.

Sulmuesi është mësuar të jetë një nxënës i shkollës, që kishte sulmuar mësuesin e tij dhe 3 punëtorë tjerë të shkollës me një thikë të marrë nga kuzhina e shkollës.

Sven Christian Lie, nga departamenti i policisë së Oslos ka deklaruar se një hetim ka filluar, dhe se policia është në bisedim me dëshmitarët.

“Kam arrestuar një djalë shumë të ri. Nuk mund të deklaroj më tepër për klasën e tij. Ai ishte arrestuar brenda shkollës”, ka deklaruar Lie.

Policia kanë kaluar mëngjesin e të martës në shkollën e Oslos. Shkolla nuk është deklaruar për gazetat norvegjeze./21Media