Departamenti amerikan i energjisë është agjencia e fundit që konfirmoi se ka ndodhur një sulm kibernetik që përshkruhet si sulmi më i keq që ka ndodhur ndonjëherë në qeverinë e SHBA-ve.

Departamenti është përgjegjës për menaxhimin e armëve bërthamore të SHBA, por tha se siguria e arsenalit nuk ishte komprometuar.

Gjiganti i teknologjisë “Microsoft” gjithashtu tha të enjten se kishte gjetur softuer me qëllim të keq në sistemet e tij.

Shumë dyshojnë se qeveria ruse është përgjegjëse. Megjithatë, ajo ka mohuar çdo rol, transmeton rtv21.tv.

Departamenti i thesarit dhe tregtisë së SHBA-ve janë ndër objektivat e tjerë të sulmeve të sofistikuara e cila u pranua për herë të parë nga zyrtarët të dielën.

Presidenti, Donald Trump nuk ka komentuar ende mbi sulmet kibernetike. Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden është zotuar të bëjë sigurinë kibernetike një “përparësi kryesore” të administratës së tij./21Media