Sulm me armë zjarri në një lokal
26 Dhjetor 2020
Një lokal në Lezhë të Shqipërisë është bërë objektiv i një sulmi me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon kontrolli e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë./oranews