Të paktën 18 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë jashtë një qendre arsimore në kryeqytetin Afganistan, Kabul.

Sipas Ministrisë së Brendshme shpërthimi në strukturën private, i cili ofron kurse për studentët në arsimin e lartë, ndodhi vonë pasdite.

Ndërtesa në zonën mbizotëruese shia myslimane Dasht-e-Barchi zakonisht pret qindra studentë.

Shumë janë dërguar në spital. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet, transmeton rtv21.tv.

Grupi i Shtetit Islamik tha se ishte prapa sulmit në mesazhet e postuara në kanalet e tij të mediave sociale, por nuk dha asnjë provë.

Më parë, Talibanët mohuan përfshirjen në sulm.

Një banor lokal, Ali Reza, i tha AFP se ata që u vranë dhe u plagosën ishin studentë që prisnin të hynin në objekt. “Unë isha duke qëndruar rreth 100 metra nga qendra kur një shpërthim i madh më rrëzoi,” tha ai.

Afganistani ka parë një rritje të dhunës javët e fundit me shumicën e sulmeve të kryera nga Talibanët. Dhuna kërcënon të rrezikojë bisedimet e paqes midis forcave qeveritare dhe Talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha./21Media