Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se një makinë-bombë ka vrarë paktën nëntë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul.

Ministri i Brendshëm, Masoud Andarabi u tha gazetarëve se gjatë sulmit u plagosen rreth 20 të tjerë, duke përfshirë një anëtar të parlamentit, Khan Mohammad Wardak. Andarabi tha se ligjvënësi është në “gjendje të mirë”.

Ai shtoi se numri i viktimave mund të rritet më tej, transmeton rtv21.tv.

Sulmi ndodhi ndërsa përcjellësi i ligjvënësit po kalonte përmes një kryqëzimi në lagjen Khoshal Khan të Kabulit. Shpërthimi ndezi automjetet civile përreth, si dhe dëmtoi ndërtesat dhe dyqanet.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Në një deklaratë që dënon sulmin, presidenti afgan, Ashraf Ghani tha se Talibanët duhet të ndalojnë dhunën kundër civilëve dhe të pranojnë një armëpushim, për të lehtësuar procesin aktual të paqes.

Deklarata e Ghanit nuk ua vinte fajin direkt Talibanëve për bombën ose nuk ofronte prova që grupi ishte përgjegjës për të.

Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet e shumta në kryeqytetin e Kabulit muajt e fundit, përfshirë institucionet arsimore që vranë 50 njerëz, shumica prej tyre studentë.

IS mori gjithashtu përgjegjësinë për sulmet me raketa të së shtunës në bazën kryesore të SHBA-ve në Afganistan. Nuk kishte viktima në atë sulm, sipas zyrtarëve të NATO-s dhe provincave.

Dhuna në Afganistan ka rritur kulmin ndërsa talibanët dhe negociatorët e qeverisë afgane zhvillojnë bisedime në Katar, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje paqeje që mund t’i japë fund luftës me dekada. Në të njëjtën kohë, Talibanët kanë zhvilluar beteja të hidhura kundër luftëtarëve të IS, veçanërisht në Afganistanin lindor, ndërsa vazhdojnë kryengritjen e tyre kundër forcave qeveritare./21Media