Dy persona janë lënduar pas një sulmi me çekan, dje rreth orës 13:30, në fshatin Sevcë të Shtimës.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një objekt ndërtimi ka sulmuar me një qakan dy viktimat meshkuj kosovar, ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime te renda trupore, kurse tjetrit te lehta sipas raportit mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media