Të paktën dy persona janë vrarë me thikë dhe pesë të tjerë janë plagosur në qytetin kanadez të Quebec.

Policia u tha njerëzve të qëndronin brenda pasi një burrë “i veshur me rroba mesjetare” sulmoi “viktima të shumta” me një thikë të shtunën në mbrëmje, transmeton rtv21.tv.

Një burrë në mes të të 20-ve u arrestua pak para 01:00 me kohën lokale thanë oficerët.

Por, banorëve u thuhet ende që të qëndrojnë brenda, ndërsa po zhvillohet një hetim.

Pas arrestimit të të dyshuarit pranë parkut të biznesit “Espace 400e”, burri u dërgua në spital./21Media