Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë

Dy persona janë vrarë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur në një sulm me thikë në qytetin jug-lindor francez Romans-sur-Isere.

Sulmi ndodhi jashtë një furre buke ku klientët po mbanin rradhën, transmeton rtv21.tv.

Një nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, ende nuk dihen shkaqet e sulmit.

Sulmuesi është arrestuar nga autoritetet.

Franca për momentin është e izoluar për shkak të pandemisë Covid-19. Njerëzit lejohen të kryejnë vetëm punë themelore./21Media