Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulmin me thikë që la një person të plagosur, mbrëmë rreth orës 20:30 në Prishtinë.

Sipas policisë të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje me viktimën.

“Si pasojë e sulmit me thikë nga njëri prej të dyshuarve viktima kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë të ftohta – thika. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media