Së paku 25 persona janë vrarë dhe mbi 110 të tjerë janë plagosur në një sulm në aeroportin e Adenit në Jemen.

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas aterrimit të aeroplanit, në të cilin ndodhej kabineti i ri qeveritar, i cili është përkrahur nga Arabia Saudite dhe ka ardhur pikërisht nga ky shtet.

Në mesin e viktimave ka zyrtarë qeveritarë, gazetarë dhe punonjës të aeroportit. Sidoqoftë, kryeministri ka deklaruar se pjesëtarët e kabinetit të tij janë mirë.