Dy persona janë vrarë dhe të paktën një person tjetër është plagosur në një sulm me thikë në Nicë të Francës.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi tha se një person i dyshuar është arrestuar, transmeton rtv21.tv.

Ai tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit Riviera Franceze. Gérald Darmanin tha se po mblidhte një takim krize në ministrinë në Paris.

Sipas raporteve franceze, një grua dhe një burrë kishin vdekur në sulm dhe i dyshuari u ndalua 10 minuta më vonë para se të dërgohej në spital./21Media