Sulm në një supermarket në SHBA, gjashtë të vdekur

Një punonjës i një supermarketi në Virginia të SHBA-së ka vrarë gjashtë persona dhe ka lënë të plagosur katër të tjerë, ka bërë të ditur policia amerikane.
Policia është thirrur në vendngjarje të martën në orët e vona, pasi një person i cili nuk është identifikuar, kishte hapur zjarr në drejtim të kolegëve të tij në supermarket.
Sulmuesi më pak e ka qëlluar edhe veten duke mbetur i vdekur në vend.
Motivi i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende. Policia ka deklaruar se nuk është duke kërkuar për ndonjë tjetër të dyshuar në lidhje me sulmin.
Të shtënat erdhën tre ditë pasi një person hapi zjarr në një klub nate homoseksualësh në Kolorado, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë./21Media 

Back to top button