Të paktën 20 persona janë vrarë në Burkina Faso lindore kur njerëz të armatosur sulmuan një treg bagëtish.

Njerëzit e armatosur me motoçikletë qëlluan në tregun e mbushur me njerëz në qytetin Kompienga në mes të ditës të shtunën, dëshmitarët okularë u cituan të thoshin nga media lokale.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi, transmeton rtv21.tv.

Burkina Faso është ballafaquar me një rritje të dhunës xhihadiste dhe përplasjeve ndërmjet komuniteteve gjatë muajve të fundit.

Të premten, të paktën 15 njerëz u vranë kur militantët e dyshuar islamikë sulmuan disa konvoj tregtarësh, afër kufirit me Malin./21Media