Katër njerëzit janë vrarë, përfshirë imamin e xhamisë “Sher Shah Suri”, në një shpërthim gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë në perëndim të Kabulit në Afganistan, ka konfirmuar ministria e brendshme.

“Mjetet shpërthyese, të vendosura në xhaminë Shir Shah-E-Suri, shpërthyen gjatë faljes së Xhumasë”, tha përmes një njoftimi Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Disa persona të tjerë janë plagosur, transmeton rtv21.tv.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Talibanët, përmes një deklarate, e dënuan atë dhe thanë se vdekja e imamit është “një krim i madh”./21Media