Oda e Infermierëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj një tekniku të Klinikës së Radiologjisë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka dënuar ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjsië B.R., që ka ndodhur në vendin e tij të punës, në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

“Në këtë kohë pandemie kur infermierët po rrezikojnë shëndetin e tyre për të qenë në ndihmë të pacientëve, çfarëdo sulmi ndaj tyre është i pa pranueshëm”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve.

Oda e Infermierëve kërkon nga institucionet e ndjekjes që të marrin masa ndaj atyre që çojnë dorë në stafin mjekësor.

Po ashtu, OIK kërkon që të krijohet një ambient i sigurt pune për personelin shëndetësor, jo vetëm në QKUK por në gjitha institucionet shëndetësore në vend./21Media