Një vajzë raportohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, i cili më pas është arrestuar.

Sipa spolicisë rasti ka ndodhur më 27 maj rreth orës 17:00 në Gjilan, shkruan rtv21.tv.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Njësia policore, pas angazhimeve intenzive ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin./21Media