Të paktën 17 njerëz  kanë humbur jetën në Afganistan në një shpërthim të fuqishëm me makinë në provincën Logar.

Shpërthimi erdhi në prag të një armëpushimi të deklaruar nga talebanët për festën e Bajramit, transmeton rtv21.tv.

Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin, ndërsa Shteti Islamik nuk ka komentuar ende.

Sulmi besohej të ishte kryer nga një sulmues vetëvrasës, tha Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të Logar, për agjencinë e lajmeve AFP.

Shpërthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit dhe ku shumë njerëz po bënin pazar për bajram.

Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja – dita e parë e Bajramit.

Ekzistojnë shpresa edhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet për paqe janë shtyrë, për shkak të shkëmbimit të të burgosurve./21Media