Një sulm i militantëve në një këmbimore të Pakistanit përfundoi me vrasjen e të katër sulmuesve, tha policia.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës në Karaçi, qendrën financiare të Pakistanit.

Shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon, tha se “katër sulmuesit janë vrarë”.

Pakistani ka vuajtur vite të dhunës militante, kryesisht nga grupe islamike, por sulme të tilla si kjo janë bërë të rralla vitet e fundit./21Media