Shumica e viktimave ishin civilë

Shumica e viktimave ishin civilë

Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe 18 të plagosur, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i tha Radios Afganistani i Lirë se shumica e viktimave të sulmit janë civilë.

Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.

Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të rritet.