13 të tjerë mbetën të plagosur

13 të tjerë mbetën të plagosur

Nga një sulm vetëvrasës me bombë sot janë vrarë së paku 17 persona dhe 13 të tjerë janë plagosur, gjatë një ceremonie të varrimit në qytetin lindor Jalalabad të Afganistanit.

Një zyrtar i provincës Nangarhar, i tha Rel se “eksplodimi ishte shkaktuar nga materiali i fshehur në një motoçikletë” dhe ka shtuar numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.