Sulme vdekjeprurëse nga peshkaqenët

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente, thotë qeveria

Laeticia Brouwer, 17 vjeçare u sulmua për vdekje nga një peshkaqen të hënën,  derisa po bënte sërf në Australinë Perëndimore.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës në këtë shtet brenda 12 muajve.

Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për skartim të peshkaqenëve ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet.

“Do të mirëpresim çdo propozim për të vënë jetën e njeriut në rend të parë,” tha Frydenberg.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e daulleve të teknologjisë së re,  rrjetat, gjuetinë reduktuese ose masa të tjera të cilat Australia perëndimore i sheh të arsyeshme”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button