Sulmet ajrore ruse synojnë rajonet e Mykolaiv dhe Donbas

Rusia sulmoi forcat ukrainase me sulme ajrore dhe artileri në lindje dhe jug, duke synuar qendrat e komandës, trupat dhe depot e municioneve.
Sipas Gjeneral Majorit, Igor Konashenkov, raketat e lëshuara nga ajri goditën tre pika komandimi, 13 zona ku u grumbulluan trupa dhe pajisje ushtarake ukrainase, si dhe katër depo municionesh në rajonin e Donbasit.
Në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, raketat ruse goditën një sistem anti-drone pranë vendbanimit Hannivka, rreth 100 km në verilindje të qytetit të Mykolaiv, tha Konashenkov./21Media

Back to top button