Sulmet kibernetike në Shqipëri, Begaj: Mbështetja e ShBA-së është thelbësore

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se Këshilli i Sigurisë Kibernetike ka vlerësuar sulmet e fundit kibernetike.
Ai shkroi se mbështetja e SHBA-së është thelbësore në identifikimin e tipologjisë dhe reagimit të agresionit kibernetik.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerësoi sot sulmet e fundit kibernetike ndaj infrastrukturës kritike; nevoja për bashkëpunim institucional dhe kapacitete të zgjeruara parandaluese të sistemeve tona, në aleancë me NATO-n dhe BE-në. Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në identifikimin e tipologjisë dhe reagimit të agresionit kibernetik”, shkroi ai./21Media

Back to top button