Sulmet ruse detyrojnë ndaljen emergjente të energjisë elektrike në Ukrainë

Ukraina po kalon në ndalje emergjente të energjisë për të stabilizuar rrjetin e saj pas sulmeve me raketa ruse të së hënës, ka thënë presidenti, Volodymyr Zelensky.
Ai tha se shumë rajone u prekën dhe autoritetet lokale paralajmëruan se rreth gjysma e rajonit të Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim.
Gjatë natës, më shumë raketa goditën infrastrukturën kritike dhe shtëpitë e banimit pranë qytetit jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët rajonalë. Nuk raportohet për viktima.
Ndërsa, katër persona u vranë në sulmet e së hënës.
Në fjalimin e tij me video të hënën vonë, presidenti Zelensky tha se 70 raketa ruse u hodhën të hënën dhe “shumica e tyre u rrëzuan”.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se goditi të 17 objektivat e saj të synuar gjatë “sulmit masiv duke përdorur armë me precizion të lartë”.
Zelensky tha se furnizimet me energji elektrike u prekën gjithashtu në Moldavinë fqinje, duke dëshmuar se veprimet e Rusisë ishin “një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë rajonin tonë”.
Sulmet e së hënës ishin sulmi i tetë masiv raketor i Rusisë në tetë javë.
Paralajmërimet se Rusia po planifikonte një valë të re goditjesh kanë qarkulluar prej disa ditësh. Ata arritën përfundimisht vetëm disa orë pas një serie shpërthimesh në dy fusha ajrore ushtarake thellë brenda Rusisë, për të cilat Moska fajësoi dronët ukrainas të përgjuar nga mbrojtja ajrore ruse.
Moska ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës që nga 10 tetori, pas një vargu humbjesh të rënda ushtarake në fushën e betejës.
Disa liderë perëndimorë e kanë quajtur strategjinë një krim lufte, për shkak të sasisë së madhe të dëmit të shkaktuar në infrastrukturën civile./21Media

Back to top button