Sulmet ruse vrasin dy persona dhe plagos një tjetër në Ukrainën lindore
Granatimet ruse vranë dy persona dhe plagosën një tjetër në Kurakhove, një qytet në rajonin e Donetsk, tha një zyrtar ukrainas të dielën.
“Rusët bombarduan Kurakhove me artileri,” tha përmes Telegram Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk. Ai raportoi se, përveç tre viktimave, katër shtëpi u dëmtuan.
“Kjo nuk është hera e parë që Kurakhove vihet nën zjarrin e armikut – rusët synojnë vazhdimisht dhe me qëllim civilët,” tha Kyrylenko.
Zyrtari u kërkoi civilëve të mbetur të largoheshin nga rajoni i Donjeckut për sigurinë e tyre./21Media