Sulmi ndaj të moshuarës, Granit Xhaka: Jam i shokuar, mjerim për këtë brez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi për të moshuar në Pejë.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe futbollisti Granit Xhaka.

Ai ka shkruar gjatë duke shprehur mllefin e tij si dhe zhgënjimin nga ajo që ka parë në atë video,
“Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj. Më besoni që nuk kam arritur ta shikojë të gjithë videon, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara, gjyshe, nënë, dhunohet pa mëshsirë nga punonjësja e azilit në Pejë. Znj. Aurona Pelaj, akoma më tragjike fakti që pesë të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë. Turp, turp, turp”, ka shkruar fillimisht Xhaka.
Ai më tutje ka përmendur faktin se e moshurara është nëna e dëshmorit Tulant Nora.
“Guraja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe monstrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin. Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuan gjithë jetën por nuk e gëzuan as Kosovë, as Shqipërinë nga bishat që po ia pinë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi”, thuhet në fund të reagimit të Xhakës./21Media

Back to top button