Sulmi në kanalin e Ibër – Lepencit, Osmani takon udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani të shtunën i ka takuar udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit Osmani i ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jashari, dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

“Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar. Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim të Presidencës./21Media

Back to top button