Sulmi në Oslo, Kurti ngushëllon familjarët e të vrarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin që ka ndodhur në kryeqytetin norvegjez, Oslo, ku dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.
Kurit përmes një postimi në Twitter e konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.
“Me zemër të thyer ta shikosh masakrën në Oslo. Urojmë më të mirat për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionit social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë, ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Dy persona u vranë dhe 14 u plagosën të shtunën nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate dhe në rrugët përreth në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo, njoftoi policia. Po ashtu policia bën të ditur se një i dyshuar që besohet të jetë autori i vetëm u kap./21Media

Back to top button