U arrestua në Itali 29-vjeçari nga Peqini, Endri Elezi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze, si bashkëautor i sulmit terrorist të ndodhur në korrik të vitit 2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, nga i cili kanë vdekur 86 persona.

Para 5 vitesh, një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke drejtuar një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që ishin duke ecur rrugës së bulevardit, ku ishin duke u zhvilluar festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

Me qëllim fshehjen dhe shmangien e arrestimit, i riu nga Peqini ka ndërruar disa herë gjeneralitetet e tij, nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku./vizionplus