Sulmi terrorist në veri, Muhaxhiri: I ka bërë shumë dëm dialogut, nuk ka mundësi të vazhdohet këtë vit

(Lajm i përditësuar)

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 tha se sulmi terrorist që ndodhi të dielën në veri i ka bërë shumë dëm edhe dialogut.

”Humbja e një jete e një zyrtari policor e ndryshon të gjithë kontekstin, tash do duhet shumë enërgji që  të ktheheni në tavolinën e bisedimeve, humbja e një zyrtari policor i ndryshon të gjitha rrethanat”, tha Muhaxhiri.

Ai tutje ka shtuar se ajo se çka ndodhi sot ”I ka bërë shumë dëm dialogut dhe nuk ka asnjë mundësi të vazhdohet si vjet dialogu”.


Shala: Policia e Kosovës është penguar në kryerjen e operacionit

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë në ”Click” të RTV21 tha se KFOR-i ka pasur informacione të sakta në momentin që Njësia Speciale e Kosovës është nisur në veri të Kosovës, ”ka pasur informacione nga armata e ushtrisë së Serbisë”.
”Policia e Kosovës është penguar në kryerjen e operacionit sepecial, nuk është lejuar të shkojë me forcën maksimale të saj  në drejtim të agjesimit të sulmit në atë hapsirë” tha Shala.
Shala tutje ka thënë se ”KFOR i ka mundësuar tërheqjen e grupit nga Kosova”.
”Ne mund të konstatojmë që grupi prej 28 persoanve apo më pak kanë lëvizur në drejtim të territorit të Serbisë duke ju mundësuar që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të mundësuar korridoret e caktuara”, tha Shala.

Muhaxhiri: Ishte qudi që politikanët reaguan shumë shpejt, kurse KFOR ishte thuajse i pa hetueshem’

Analisti politik, Artan Muhaxhiri sonte në “Click” në RTV21 ku u fol për sulmin terrorist që ndodhi sot në veri tha se për dallim nga herat tjera sot nuk u pa që KFOR-i reagoi si herat tjera.

”Ishte qudi që politikanët ndërkombëtar reaguan shumë shpejt, kurse KFOR ishte thuajse i pa hetueshëm”, tha Muhaxhiri.

Tutje Muhaxhiri tha se, ”Sot u përmend edhe dialogu, gjë që nuk ishte me vend”./21Media

 

Back to top button