Sulmohen fizikisht dy persona, të dyshuarit në arrati

Janë sulmuar fizikisht dy persona në Prishtinë, ata tani janë duke u trajtuar në QKUK.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy viktimat meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button