Sulmohen fizikisht dy zyrtarë doganor në Mitrovicë
Reagon Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur së me datë 24 dhjetor 2018 rreth orës 09:00 në komunën e Mitrovicës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë doganorë pjesë e Drejtorisë për Zbatim të Ligjit në Doganë.
“Njesitet e Doganes gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në regjionin e Mitrovicës saktësisht ne lagjen e Suhodollit kanë hasur në furgon të dyshimtë i cili pas ndaljes dhe kontrollës është vërtetuar se barte pije jo-alkoholike kontrabandë nga Serbia. Zyrtarët doganor papritmas janë sulmuar nga nje grup prej 7/8 personave të cilët penguan zyrtarët doganor në kryerjen e detyrave zyrtare. Fale shkathtësisë, aftësive dhe përgatitjes fizike dhe profesionale të zyrtarëve doganor është arritur që të shmanget më e keqja. Si rezultat i sulmit fizik , zyrtaret e lënduar janë dërguar për trajtim me ekzaminime të thella në Qendrën Spitalore në Prishtinë, ku edhe aktualisht janë duke i’u nënshtruar ekzaminimeve nga specialistet relevant.” shpjegon Sindikata.
Tutje Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) shpreh shqetësimin për veprimet siç thotë Sindikata të personave të papërgjegjshëm të cilët për interesa personale dhe private sulmuan oficerët doganor gjatë kryerjes së punëve zyrtare.
“Veprimet e tilla ndaj zyrtarëve doganor janë të shpeshta dhe për ne parqet shqetësim serioz , andaj Sindikata e Doganës kërkon nga sistemi i drjtesisë, Ministria e Financave, menaxhmenti i Doganës së Kosovës si dhe organet tjera kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se që nga viti 1999 e deri më sot zyrtarët doganore kanë kontribuar me mbledhjen e mbi 7 miliard eurove të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, social dhe mirëqenies në përgjithësi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?